Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot rreth orës 02:08 të mëngjesit në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, saktësisht në fshatin Korroticë, ku si pasojë ka humbur jetën një person.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, për Arbresh.info tha se në aksident ishte i përfshirë një automjet i tipit Toyota Corolla me targa vendore.
Dyshohet se drejtuesi i automjetit, për shkaqe ende të panjohura, ka humbur kontrollin mbi veturën gjatë lëvizjes dhe është rrokullisur në shiritin e majtë të rrugës.
“Në vendngjarje ka arritur ekipi emergjent, te cilët kanë marr personin e lënduar dhe e ka transportuar per trajtim mjekësor, por me vone mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës.”, tha Hoxha.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka rikujtuar se për periudhën janar – korrik të këtij viti, 59 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku në vend, ku 33 prej tyre apo 55.9% kanë qenë shoferë./Arbresh.info
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...