Në Prishtinë u mbajt akademia përkujtimore “Ditët e Shqipes” në nder të Betejës së Koshares

13:20 | 11 Prill 2026
E.K

Në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë u mbajt akademia përkujtimore “Ditët e Shqipes”, në nder të Beteja e Koshares.

Akademia u organizua nën patronazhin e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të partive politike nga Kuvendi i Kosovës, ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe familjarë të dëshmorëve.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe bashkëshortja e heroit Agim Ramadani, Shukrije Ramadani.