Procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike të Kosovës vazhdon pa probleme, 10 mijë e 804 qytetarë kanë votuar deri në ora 13:00
Procesi i votimit të shtetasve të Kosovës në përfaqësitë diplomatike jashtë vendit po zhvillohet pa pengesa, ndërsa deri në orën 13:00 kanë votuar 10 mijë e 804 qytetarë të regjistruar për zgjedhjet.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se me hapjen e vendvotimeve edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada, procesi i votimit tashmë po zhvillohet në të gjitha 26 përfaqësitë diplomatike të Kosovës ku është organizuar ky proces.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se deri në orën 13:00, sipas kohës lokale në Kosovë, pjesëmarrja në votim ka arritur në gati 39 për qind.
“Sipas të dhënave nga 26 përfaqësitë diplomatike, nga gjithsej 27,724 votues të regjistruar, kanë votuar 10,804 qytetarë, ose 38.97 për qind e elektoratit të regjistruar”, tha Elezi në konferencën për media.
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregu...
Grupi i pestë i haxhilerëve kthehet në Kosovë nga vendet e s...
Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
Mbi 10 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në përfa...
SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilit...
Konfirmohet nga Policia: Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë ...