Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) përmes një komunikate për media ka komentuar rrëzimin e Qeverisë së Kosovës në seancën e thirrur nga opozita për ta votuar mocionin e mosbesimit, shkruan Arbresh.info.
LDK-ja përmes komunikatës ka thënë se Kadri Veselin dhe bashkëpunëtorët e tij në PDK, të inkriminuar dhe me probleme të thella me ligjin dhe të cilët sot u bashkuan për t’i dhënë fund Qeverisë që e çliroi shtetin nga kapja e gjithanshme, që i këputi fijet e krimit dhe të korrupsionit e treguan masken që kanë.
Komunikata e plotë e LDK-së:
Lidhja Demokratike e Kosovës fton qytetarët e Republikës së Kosovës që të jenë të qetë dhe të matur në situatën e krijuar pas vendimit të sotëm të Kuvendit të Kosovës, udhëhequr me hipokrizi dhe pabesi nga PDK-ja e Kadri Veselit.
Veprimi i sotëm edhe një herë e la pa asnjë maskë Kadri Veselin dhe bashkëpunëtorët e tij në PDK, të inkriminuar dhe me probleme të thella me ligjin dhe të cilët sot u bashkuan për t’i dhënë fund Qeverisë që e çliroi shtetin nga kapja e gjithanshme, që i këputi fijet e krimit dhe të korrupsionit.
Me këtë veprim, Marrëveshja e koalicionit bie në tërësi dhe LDK-ja nuk e njeh asnjë pikë të saj dhe asnjë rezultat politik të saj.
LDK-ja rithekson përkushtimin e saj për të luftuar deri në fund krimin dhe korrupsionin në vend, si parti e përgjegjshme, si partia kryesore në vend dhe si partia që e dëshmoi se si qeveriset me duar të pastra dhe se si punohet në dobi të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Rrëzimi i Qeverisë së Kosovës nga “koalicioni i të inkriminuarve” rrezikon përfundimisht liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, proceset e tjera integruese euroatlantike, krijimin e Ushtrisë së Kosovës, anëtarësimin në Organizatat Ndërkombëtare, për të cilat, siç po shihet në vazhdimësi, nuk është aspak i interesuar lidershipi i PDK-së dhe individë të caktuar në partitë opozitare.
Lidhja Demokratike e Kosovës fton qytetarët e Kosovës që të vazhdojnë përkrahjen e tyre për LDK-në, në mënyrë që në qeverisjen e ardhme, të udhëhequr nga LDK-ja, të përmbyllet përfundimisht çkapja e shtetit nga krimi dhe korrupsioni.
LDK-ja, me mbështetjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët dinë t’i vlerësojnë punët e mira të LDK-së dhe përkushtimin e saj, bashkë me partnerët e saj do të jenë shumica e re në Kuvendin e Kosovës dhe do të vijojë të udhëheqë vendin në proceset jetike, ndërsa PDK-ja dhe aleatët e saj do të shikojnë nga atje, në “Fillimin e tyre të ri”./Arbresh.info/
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...