Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar Elisa Spiropalin për zgjedhjen e saj si kryetare e re e Kuvendit të Shqipërisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Konjufca theksoi se mezi pret të thelluar edhe më tej bashkëpunimet mes dy kuvendeve, përcjell Arbresh.info.
“Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë natyrshëm janë pranë njëra-tjetrës në çdo rrethanë e në secilën fushë, duke përfshirë edhe atë politike. Është detyra jonë si politikanë dhe krerë institucionesh që ta vijojmë punën tonë dhe të institucioneve tona në nivel të kësaj natyrshmërie. Jam i bindur se në këto parime do ta kemi të drejtuar bashkëpunimin tonë me znj. Spiropali, si krerë të institucioneve legjislative dhe të gjithë punën që ndërlidhet me këto institucione”, ka shkruar Konjufca.
“Punë të mbarë e suksese sa më të mëdha për znj. Elisa Spiropali në këtë detyrë të re e të rëndësishme në krye të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë!”, përfundoi Konjufca./Arbresh.info
Lexo edhe;
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...