Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve, kanë arrestuar të shtunën një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Ngacmim”.
Inspektorati Policor i Kosovës thotë se kishte pranuar informacione nga ankuesja, e cila ka denoncuar rastin në të cilin zyrtari policor dyshohet se ka kryer veprime të kundërligjshme.
“Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor i dyshuar në këtë rast është arrestuar, kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, u tha në njoftimin e IKP-së.
Hetuesit e IPK-së, në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.
Osmani uron Bajramin: Qoftë kjo festë moment bashkimi, falje...
Ulen çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.58 euro për litë...
Zbulohen 100 bimë të dyshuara narkotike në një arë me patate...
Kontrabanduan 30 dele nga Serbia, njëri arratiset e tjetri a...
27 Maji – Dita kur u konfirmua aktakuza për krime lufte ndaj...
Kurti sot zhvillon takim me kongresistë amerikanë