Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i ftuar në emisionin Rrokum Roll në TV Rrokum, komentoi ‘fusnoën’ që u përmend nga opozita gjatë ratifikimit të Marrëveshjes së MSA-së.
“Kosova vjen në këtë marrëveshje ma ndryshe, sepse pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian s’e njohin Kosovën. Por, kur benefiti është i madh për Kosovën, fusnota mbetet periferike”.
Sipas tij, Serbia, nga perspektiva e saj, po bën kompromise të dhimbshme, sepse Kosova është ende në Kushtetutën e saj.
“Serbia e ka kuptu që ma s’ka kontroll mbi Kosovën dhe gradualisht duhet me kuptu që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran”, tha Gashi.
Ne pyetjen se a ka ndërruar qëndrim ndaj Thaçit për president, ai tha se nuk do ta votojë atë në këtë post.
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...
Konjufca për LDK-në: Familjarë të figurave të saj merren me ...
Aksident fatal në Fier–Vlorë, makina përplas për vdekje këmb...
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...