Një e mitur është arrestuar nga Policia e Kosovës në Podujevë, nën dyshimin për sulm fizik ndaj një tjetër e miture, shtetase e Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur të premten, më 26 shtator 2025, rreth orës 11:55, në rrugën “Zahir Pajaziti”. Motivet e sulmit mbeten të paqarta.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 26.09.2025 – 11:55. Është arrestuar e dyshuara femër e mitur, nën dyshimin se për motive të panjohura ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare e mitur. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info
Shqipëria dhe Kosova intensifikojnë koordinimin për Lojërat ...
Trump paralajmëron Iranin: Durimi im po mbaron, duhet të bëj...
Pacolli: Politika në Kosovë po dominohet nga interesa person...
Sot varroset 55-vjeçarja e cila u gjend e vdekur në lumin Lu...
Haxhiu pret sot në takim Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos
Kurti pret sot Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos