Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e saj. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se beson që të enjten do të shpallen rezultat përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut.
“Besoj që nesër fillon numërimi i votave me kusht, dhe rezultatet përfundimtare të dalin të enjten”, tha Daka.
Ajo shtoi se pas kësaj do të presin edhe për ankesat që mund t’i kenë partitë politike.
Kurse Burim Ahmetaj nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve ka thënë se 97 për qind e fletëvotimeve janë procesuar si të rregullta.
Ai ka shtuar se një numër shumë i vogël janë në auditim sepse janë ngatërruar numri i fletëvotimeve të vlefshme dhe pavlefshme por nuk kanë ndikim në rezultate.
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...
Konjufca për LDK-në: Familjarë të figurave të saj merren me ...
Aksident fatal në Fier–Vlorë, makina përplas për vdekje këmb...
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...