Dy persona janë arrestuar në Pozheran të Vitisë, nën dyshimin se e kanë sulmuar një person tjetër. Rasti ka ndodhur pranë qendrës së votimit në shkollën “Kongresi i Manastirit”.
Policia ka thënë se sulmi fizik ka ndodhur, dhe nuk të ndërlidhet me zgjedhjet, pasi rasti ka ndodhur jashtë perimetrit të qendrës së votimit.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka deklaruar se rasti është iniciuar si lëndim trupor dhe nuk mund të ndërlidhet me zgjedhjet.
Sipas Hashanit sulmi ka ndodhur jashtë qendrës së votimit, dhe dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një mosmarrveshje në parking.
“Sulmi nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor, ka ndodhur jashtë vendvotimit motivet ende nuk dihen. Më rastin është duke u marrë prokurori”, ka thënë Hashani./Arbresh.info
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...
Konjufca për LDK-në: Familjarë të figurave të saj merren me ...
Aksident fatal në Fier–Vlorë, makina përplas për vdekje këmb...
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...