Paraditën e së mërkurës ka ndodhur një aksident trafiku në Prishtinë.
Rasti më konkretisht ka ndodhur në rrugën “Bill Klinton”, ku në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një kamion.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë Enis Pllana, zëdhënës i policisë për Prishtinë.
“Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një kamion. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit.”, ka deklaruar ai.
Konjufca për çështjen e presidentit: Vjosa Osmani u bë temë ...
Gjykata Administrative refuzon kërkesën për pezullimin e kon...
Abdixhiku përsërit zotimin në tubimin mbyllës: Pagat dhe pen...
Konjufca për krizën politike: Opozita s’ka dhënë zgjidhje ko...
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...