Në vijën e parë të frontit, në luftë me pandeminë që ka kapluar botën, në Kosovë janë edhe një grup prej 250 vullnetarësh, të cilët angazhuar për të ndihmuar në të gjitha institucionet ku po menaxhohet gjendja për parandalimin e përhapjen e virusit COVID-19, i njohur si coronavirus.
Një njoftim për punën e përkushtimin e vullnetarëve, e ka bërë edhe drejtori i informimit në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti përmes një postimi në Facebook.

Ai ka bërë publike disa fotografi të këtyre vullnetarëve të cilët shërbejnë në qendrën e studentëve, të cilët po përkujdesen për mbi 300 qytetarë që janë aty, të vendosur në karantinë.
“Nuk po ua shihni fytyrat. Por, fytyra e tyre e vërtetë është humanizmi. Janë grupi i vullnetarëve të angazhuar për të ndihmuar institucionet në menaxhimin e karantinës në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, duke u përkujdes për mirëqenien e mbi 300 qytetarëve të vendosur në këtë qendër”, shkruan Hoti.

Hoti bëri të ditur, se janë 250 vullnetarë që tani po veprojnë në IKSHPK, në Klinikë Infektive, nëpër Qendra të Mjeksisë Familjare dhe kudo ku është e nevojshme.
“Ata, sfidojnë rrethanat, kanë mposhtur frikën dhe i shërbejnë qytetarit, familjes dhe shtetit të vet në këtë kohë të vështirë. Dhe, nuk janë pak. Rreth 250, deri tash… Shumë prej tyre janë në veprim: Në IKSHPK, në Klinikën Infektive, në Viti, në Han të Elezit, në Prishtinë, në Pejë, kudo ku e kërkon nevoja”,shkruan Hoti.

Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...