Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebook ka thënë se natyra e raporteve me SHBA nuk varet vetëm nga kush është në Shtëpinë e Bardhë, por sipas saj, edhe kush është në krye të institucioneve të Kosovës.
Ajo është shprehur se për shkak të qasjes së papergjegjëshme të qeverisë së Kosovës, siç u shpreh, raportet me SHBA kanë arritur nivelin më të dobët në më shumë se tri dekada, përcjell Klankosova.tv.
“Zgjedhjet në SHBA vendosen nga shtetasit amerikanë. Sigurisht, për shkak të relevancës globale, qoftë politike, qoftë ekonomike, qoftë ushtarake, zgjedhjet në SHBA përcillen nga tërë globi me shumë vëmendje dhe kujdes. Kosova me dekada ka gëzuar mbështetje bi-partizane. Edhe demokratët edhe republikanët, ne faza të ndryshme kanë mbështetur fuqishëm Kosovën drejt lirisë, pavarsisë, shtetndërtimit, dhe fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar”.
“Po, natyra e raporteve me SHBA nuk varet vetem nga kush është në Shtëpinë e Bardhë, por edhe kush është në krye të institucioneve të Kosovës. Joe Biden është miku më i madh i Kosovës, i familjarizuar deri në detaje me çështjen e Kosovës. Fatkeqesisht, për shkak të qasjes aventureske dhe të papergjegjëshme të qeverisë së Kosovës, raportet me SHBA kanë arritur nivelin më të dobët në më shumë se tri dekada”, ka shkruar Çitaku.
Anija turke e peshkimit sulmohet në Detin e Zi, një viktimë ...
Presidentja sllovene ngre flamurin Palestinez në Pallatin Pr...
FIFA ndryshon edhe ceremoninë e himnit për Botërorin 2026
Policia ukrainase hap hetim pas gjetjes së trupit të një ush...
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...
Konjufca për LDK-në: Familjarë të figurave të saj merren me ...