Task Forca e përbërë nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës ka sekuestruar 309 kg duhan të kontrabanduar gjatë një operacioni të realizuar në dy lokacione të ndryshme në Ferizaj.
Gjatë kontrollit të realizuar, në lokacionin e parë janë gjetur 100 kg duhan i papërpunuar dhe 109 kg duhan i përpunuar, ndërsa në lokacionin e dytë janë gjetur 100 kg duhan i papërpunuar. Mallrat e sekuestruara kanë një vlerë prej rreth 4,500 euro, ndërsa shmangia nga detyrimet doganore dhe akciza arrin në 15,000 euro.
Mallrat janë dorëzuar tek Dogana e Kosovës për procedura të mëtejshme, ndërsa hetimet për këtë rast vazhdojnë.
“Task Forca në kuadër të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje, e përbërë nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës, pas një pune disa javore të përkushtuar dhe duke u bazuar në informacione operative–inteligjente, ka arritur të identifikojë dy lokacione të cilat shërbenin si pika grumbulluese të mallrave të kontrabanduara. Gjatë kontrolleve të realizuara në këto lokacione, me urdhër të Prokurorit të Shtetit në Ferizaj, janë sekuestruar mallra si në vijim: në lokacionin e parë janë gjetur 100 kg duhan i papërpunuar dhe 109 kg duhan i përpunuar, ndërsa në lokacionin e dytë janë gjetur 100 kg duhan i papërpunuar”.
“Malli i sekuestruar është dorëzuar tek Dogana e Kosovës për procedurat e mëtejme ligjore. Sipas vlerësimeve të para, të bazuara në çmimet e tregut, vlera e përgjithshme e mallrave të sekuestruara arrin shumën prej rreth 4,500 euro, ndërsa shmangiet nga detyrimet doganore dhe akciza llogariten të jenë rreth 15,000 euro”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Arbeloa: Ne do të garojmë ende për dy trofe mjaft të rëndësi...
Rinumërohen 120 nga 914 vendvotime
Rrezikoi këmbësorët, policia ndëshkon shoferin në Prishtinë
Policia me aksione në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, arreston k...
Policia lanson aplikacionin mobil për të lajmëruar rastet
Rritet numri i udhëtarëve dhe fluturimeve në Aeroportin “Ade...