Lëvizja Vetëvendosje po mban mbledhjen e 52-të të Këshillit të Përgjithshëm.
Në pjesën e parë të mbledhjes, anëtarëve të Këshillit ju drejtua kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryeministër i vendit, Albin Kurti.
Mbledhja filloi me një minutë heshtje në nderim të policit Afrim Bunjaku, ku u fol edhe për situatën aktuale në vend.
“Nga sulmi i tyre qyqar u vra polici ynë, rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagos polici kufitar Alban Rashiti. Me dhimbjen për Afrim dhe lehtësimin që Albani po mjekohej shpejtë menjëherë reaguam shpejtë duke e vënë perimetrin e sigurisë rreth fshatit Banjskë ku ishin strehuar terroristët”, tha Kurti.
Kurti foli edhe për vlertën e armatimit të konfiskuar e cila kap vlerën në mbi 5 milionë euro dhe se kishte armatim për qindra luftëtarë.
“Të dielën që shkoi u cenuan integriteti, sovraniteti dhe siguria jonë kombëtare. Ata kishin ardhur më skenar. Kemi gjetur armatim më shumë se 5 milionë euro, kjo dëshmon për planin që kishin ata, fillimin e një luftë të armatosur kundër Kosovës, nën direktivat politike e me mbështetje nga Serbia”, deklaroi Kurti./rtk
Goditi me grusht kapitenin e ekipit kundërshtar, portieri sp...
Haxhiu fajëson opozitën: Mungesa e tyre prodhon pasoja direk...
Nagavci sërish fton opozitën për pjesëmarrje në seancën për ...
Nis seanca për presidentin, veç VV në sallë
Cakolli: Afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e President...
Kaq para do të fitojë Amir Rrahmani me kontratën e re tek Na...