Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka reaguar pas zgjedhjes së Ekrem Hysenit si kryetar dege në Podujevë.
Me anë të një postimi në Facebook, Veliu e ka quajtur këtë proces zgjedhor “manipulim” teksa ka hedhur akuza për ndikim në zgjedhjen e Hysenit.
“Kryesia, anëtarët e saj, kishin dalë nga mbledhja e fundit pa u informuar se kur dhe ku do të niste procesi zgjedhor”, ka shkruar Veliu.
“Dhe, jo më larg se të nesërmen, pas mbledhjes ku u suspendua kryesia, nisi procesi i manipulimeve me kuvende nëndegësh, me të ftuar specialë sipas listave të përpiluara nga grupi manipulues-kontrabandues i onkologut kancerogjen”, shkroi Veliu
Më tej, ai thotë se nuk është publikuar orari i mbajtjes së kuvendeve dhe nuk janë informuar kryetarët e nëndegëve se kur duhej të mbaheshin ato.
“Për aksionet e tyre të pista anëtarësia dhe ndonjë kryetar nëndege merrnin vesh të nesërmen, ose pas dy tri ditësh, kur dikush nëpër kafehane do t’i pyeste “prej kur filani i LVV-së, PDK-së a AAK-së qenka bërë LDK e me shkue delegat në degë?”, ka thënë mes tjerash ai.
Kujtojmë se Ekrem Hyseni është zgjedhur kryetar i LDK-së në Podujevë, në procesin e brendshëm zgjedhor, që ka filluar në nivel të Kosovës, në Lidhjen Demokratike të Kosovës./Arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një burrë në Dragash, policia po heto...
Kurti: Posta e Kosovës po e mbyll vitin me rreth 1 milion eu...
Vodhi mjetë pune në vlerë 6 mijë euro, arrestohet i dyshuari...
Cancelo drejt rikthimit të madh në Evropë, tri klube të mëdh...
Nga atentatet në Shkodër tek vrasja në Rinas, ngjarjet krimi...
Nata e ndërrimit të viteve: Ja vendet që do ta mirëpresin të...