Keni dëgjuar për vendin e mrekullueshëm, ishullin e Maldiveve. Aty ku pushimet duken sikur të jenë jashtë rruzullit tokësor, dhe kthjelltësia e ujit është e paparë.
Por a e keni ditur se në Maldive, 100% e popullsisë janë myslimanë? Dhe a mund ta mendoni se si duket Ramazani në një vend aq të bukur?
Besoni apo jo, edhe pse piku i sezonit turistik, në ishujt Maldive oraret e punës ndryshojnë tërësisht në muajin e Ramazanit.
Kafenetë dhe restorantet mbyllen gjatë orëve të ditës deri në perëndim të diellit.
Shërbimet publike të autobusëve dhe trageteve nuk funksionojnë ndërmjet orës 17:30 dhe 19:00. Kompanitë e shërbimit publik hapen vetëm nga ora 10:00 deri në 14:00. Dyqanet mbyllen në orën 18:00 dhe rihapen mes orës 20:00 dhe 20:30.
Megjithëse asnjë restorant i hapur, dyert e familjeve që banojnë në ishull ishin të hapura për mirëpritje.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje