Lorenzo Insigne ia ka përgatitur shakanë e radhës bashkëlojtarit të tij te Italia, Ciro Immobile.
Azzurrët bënë paraqitje fantastike në fazën grupore të ‘Euro 2020’ duke i fituar të tria ndeshjet, ndërsa të shtunën mbrëma zhvillojnë sfidën e 1/8 së finales kundër Austrisë në Wembley.
Disponimi brenda ekipit të Italisë është i lartë, ndërsa lojtarët ndajnë kohë edhe për t’u argëtuar me njëri-tjetrin.
View this post on Instagram
Kapiteni i Napolit i ka përgatitur një shaka sulmuesit të Lazios duke e pritur te dera e dhomës së hotelit.
Në videon që e ka shpërndarë në Instagram, vërehet reagimi i Immobiles në momentin kur Insigne e frikëson.
Insigne, Immobile dhe mesfushori i Paris Saint-Germainit, Marco Verratti, janë miq prej kohësh, pasi kanë luajtur së bashku në Serie B te Pescara. /Telegrafi/
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...
Konjufca për LDK-në: Familjarë të figurave të saj merren me ...
Aksident fatal në Fier–Vlorë, makina përplas për vdekje këmb...
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...