Ushtritë e SHBA-së dhe Koresë së Jugut kanë lansuar tetë raketa balistike në det gjatë së hënës gjatë një “shfaqje të forcës” duke iu kundërpërgjigjur koreano-veriorëve, të cilët një ditë më herët i lansuan po ashtu tetë raketa në një testim të radhës, duke e rritur numrin e testimit në vazhdën e provokimeve të demonstrimit të raketave.
Ushtrimet e aleatëve përfshin tetë raketa – një raketë amerikane dhe shtatë të tjera koreano-jugore – raketa të cilat u lansuan në drejtim të ujërave lindorë të Koresë Jugore përgjatë 10 minutave pasi që u dha një njoftim për sigurinë ajrore dhe detare, bënë të ditur nga komanda e përbashkët e të dy ushtrive, raporton arbresh.info.
Me lansimin e tetë raketave nga të dy ushtritë, qëllimi ishte demonstrimi i aftësisë së kundërpërgjigjes së shpejtë dhe të saktë ndaj sulmeve të koreano-veriorëve, deklaruan nga ushtria e Koresë Jugore.
Ushtria-koreano jugore gjatë së dielës detektoi lansimin e tetë raketave me rreze të shkurtër me kohëzgjatje prej 35 minutash nga katër lokacione të ndryshme, duke përfshirë zonat bregdetare perëndimore dhe lindore, dhe zonën e brendshme të vendit, nga veriu dhe nga një zonë afër kryeqytetit Pyongyang – një rekord i lansimeve të raketave balistike gjatë një dite nga Koreja Veriore.
Ky ishte raundi i 18-të i testimit të raketave nga Veriu vetëm gjatë vitit 2022 – vazhdë kjo e testimeve e cila përfshiu edhe lansimin e parë të raketave balistike ndërkontinentale në pesë vitet e fundit.
Zyrtarët nga Koreja Jugore dhe SHBA deklaruan gjithashtu se Koreja Veriore po përgatitet për testim të bombave nukleare për herë të parë që nga viti 2017, pasi që lideri verior Kim Jong Un po bën presion për vendosjen e Koresë Veriore si fuqi nukleare. /arbresh.info/
Çfarë përfiton Kosova nga CISMOA, pakti që lidhi me SHBA-në?
Rohde për dështimin e Albulena Haxhiut: Edhe në një lojë fut...
Rama mbyll seancën e parë të KPE: Shtëpia e shqiptarit është...
“Duam paqe”, Von der Leyen: Ka ardhur koha të angazhohemi se...
Ylli i Barcelonës bëhet dëshira më e madhe e Simeones për ta...
Aktakuzë ndaj një shtetasi serb për maicën me mesazhin: “Nuk...