Vdekja e një djali adoleshent shkaktoi protesta të dhunshme në një qytet në veri-perëndim të Kinës.
Në videot e shpërndara në mediat sociale, protestuesit shihen duke hedhur objekte ndaj policisë dhe oficerëve duke rrahur disa demonstrues në Pucheng në provincën Shaanxi.Autoritetet thanë se adoleshenti ra për vdekje më 2 janar në një aksident në konviktin e shkollës së tij. Por akuzat filluan të përhapen për vdekjen e tij se është tentuar që të mbulohet ngjarja.
Demonstratat publike nuk janë të rralla në Kinë, por autoritetet kanë qenë veçanërisht të ndjeshme ndaj tyre që nga protestat e Librit të Bardhë të vitit 2022 kundër politikave të Covid-it, të cilat panë kritika të rralla ndaj Partisë Komuniste Kineze dhe Presidentit Xi Jinping.
Media shtetërore ka heshtur për protestat në Pucheng. Çdo klip ose përmendje e demonstratave është censuruar kryesisht nga mediat sociale kineze, siç ndodh zakonisht për incidentet që konsiderohen të ndjeshme nga autoritetet./abcnews.al
Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...