Dy persona në rajonin e Lombardisë në Itali po hetohen si raste të dyshuara me Ebola pasi u kthyen nga Uganda, ku kishin punuar si humanitarë për rreth tre muaj.
Një grua 30-vjeçare dhe një burrë 31-vjeçar shfaqën simptoma si temperaturë e lartë, të vjella dhe probleme gastrointestinale. Ata u dërguan në Spitalin Sacco në Milano për analiza të specializuara.
Autoritetet italiane thanë se ende nuk ka konfirmim për Ebola dhe se dyshohet më shumë për malarie. Pesë familjarë të tjerë janë nën mbikëqyrje shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë deklaroi se rreziku për përhapjen e Ebola-s në Itali mbetet shumë i ulët.
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë