Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar se sot Hidrogjeni Jugor ka prezantuar studimin e fizibilitetit për furnizim me ujë të pijes për qytetarët e Malishevës.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti u shpreh se me financim nga Qeveria e Kosovës, gjatë këtij viti do të nisë faza e parë e investimeve në vlerë 315 mijë euro.
“Qytetarët e Malishevës përballen me sfida në furnizim me ujë të pijes. Sot Hidroregjioni Jugor na prezantoi studimin e fizibilitetit për furnizim me ujë të pijes të kësaj komune, në vlerë totale prej mbi 7 milionë euro, prej të cilave me prioritet janë dy fazat e para në vlerë 3.6 milionë euro. Me financim nga Qeveria e Republikës së Kosovës, sivjet po fillojmë fazën e parë të investimeve me 315 mijë euro për ndërrimin e pompave dhe ndërtimin e rezervuarit të ri me kapacitet 1000m3, gjë që do të përmirësojë furnizimin e qytetarëve me ujë veçanërisht gjatë muajve të nxehtë të verës”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info
Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës, po...
Këta janë kadidatët potencial për ta zëvendësuar Allegrin te...
105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqë...
Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të ...
“AI po bëhet armë” Papa Leo XIV jep paralajmërimin e fortë p...
KFF Mitrovica feston titullin e shtatë të kampionit