Haradinaj për Memorial Day: Nderojmë sakrificën amerikane dhe miqësinë me Kosovën

20:10 | 25 Maj 2026
E.H

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Ditën e Përkujtimit (Memorial Day), duke nderuar burrat dhe gratë amerikane të forcave të armatosura që humbën jetën në shërbim të lirisë.

Ai ka shprehur gjithashtu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës, duke theksuar se liria dhe pavarësia e vendit janë të lidhura ngushtë me këtë partneritet historik.

“Në Ditën e Përkujtimit (Memorial Day), nderojmë burrat dhe gratë e guximshme amerikane të forcave të armatosura që dhanë jetën në shërbim të lirisë. Kosova e kujton me mirënjohje të thellë mbështetjen e qëndrueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Liria dhe pavarësia jonë do të jenë gjithmonë të lidhura me këtë histori të përbashkët”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale