Muriqi në garë me dy yjet botërorë Yamal dhe Mbappe për çmimin e lojtarit të sezonit në La Liga

Mallorca's Vedat Muriqi, right, is challenged by Real Madrid's Lucas Vazquez during the Spanish Super Cup semifinal soccer match between Real Madrid and Mallorca at the King Abdullah Stadium in Jeddah, Saudi Arabia, Thursday, Jan. 9, 2025. (AP Photo/Altaf Qadri)

20:04 | 25 Maj 2026
D.H

Ylli i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është nominuar zyrtarisht për çmimin prestigjioz të Lojtarit të Sezonit në La Liga, pasi zhvilluan edicion të jashtëzakonshëm individual.

Paraqitjet e tij të jashtëzakonshme dhe golat e shënuar në fund nuk dolën të jenë të vlefshëm pasi Mallorca ra nga La Liga, shkruan Arbresh.info.

Mirëpo në aspektin individual ato nuk i shkuan huq. Sulmuesi dardan tashmë mund ta fitoj çmimin Lojtari i Sezonit, por ka një konkurrencë të fortë.

Përveç tij të nominuar për këtë çmim janë edhe fituesi i La Ligas me Barcelonën, Lamine Yamal, top golashënuesi i kampionatit Kylian Mbappe, mesfushori i Real Betis, Pablo Fornals, si dhe anësori i Villarrealit, Nicolas Pépé.

Vedat Muriqi në 37 ndeshje realizoi 23 gola dhe një asistim, vetëm dy më pak se Kylian Mbappe që pati 25 sosh.

Ndërsa, lojtari tjetër potencial që mund ta fitoj këtë çmim Lamine Yamal ka kontribuar me 16 gola e 11 asistime./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale