Një çift-35 vjeçarësh nga Londra ishin për muaj mjalti në Sri Lanka, dhe te hoteli ku pushonin ata zunë shumë miqësi me stafin.
Në një prej atyre ditëve, pas 12 gotash rum, ata panë që hotelit po i mbaronte kontrata e përdorimit, ndaj vendosën ta blejnë biznesin për tre vite, me një kosto prej gati 40 mijë dollarësh në total. Çifti firmosi dokumentet, edhe pse çdo gjë u zhvillua në një gjuhë që nuk e merrnin vesh.
Pasi u doli pija, i zuri paniku për atë kishin marrë përsipër. Pasiguria ishte më e madhe kur mësuan se vajza ishte shtatzënë dhe paratë mund t’i kishin shpenzuar ndryshe.

Megjithatë, ata e hapën hotelin pasi i bënë dhe 8000 dollarë riparime, e puna duket se po ecën mirë. Por tani ata betohen që çdo angazhim biznesi në të ardhmen do ta bëjnë esëll.
Gina Lyons dhe Mark Lee, nga Londra, ishin për muaj mjalti në Sri Lanka.
Ata u dehën aq shumë, teksa bisedonin me stafin, sa vendosën të blejnë përdorimin e hotelit si biznes për tre vite, me 40 mijë dollarë.


Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...
Anija turke e peshkimit sulmohet në Detin e Zi, një viktimë ...
Presidentja sllovene ngre flamurin Palestinez në Pallatin Pr...
FIFA ndryshon edhe ceremoninë e himnit për Botërorin 2026
Policia ukrainase hap hetim pas gjetjes së trupit të një ush...
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...