Një grup sulmuesish shpërthyen një bombë dhe shtinë me armë zjarri të mërkurën në ndërtesën e kompanisë së mbrojtjes dhe hapësirës ajrore të Turqisë, TUSAS, duke i vrarë tre njerëz dhe duke i plagosur disa të tjerë, thanë zyrtarët.
Të paktën dy nga sulmuesit u vranë, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya. Ai shtoi se 14 njerëz të tjerë u plagosën.
Selim Cirpanoglum, kryetar i qarkut të Kahramankazanit, tha për Associated Press se sulmi është frenuar, por nuk ishte në gjendje të jepte më shumë hollësi.
Yerlikaya nuk dha më shumë hollësi rreth sulmit në TUSAS, e cila është kompani në pronësi të shtetit turk, në periferi të kryeqytetit Ankara.
Nuk është e qartë se kush qëndron pas këtij sulmi.
Televizioni privat NTV raportoi se grup sulmuesish mbërritën në hyrje të ndërtesës së kompanisë me një taksi dhe se sulmuan personelin e sigurisë. Një nga sulmuesit e shpërtheu një bombë, ndërsa të tjerët ia dolën të futen brenda ndërtesës.
NTV-ja raportoi se të shtënat me armë brenda ndërtesës vazhduan dhe se disa punonjës mund të jenë marrë peng.
TUSAS prodhon avionë dhe helikopterë ushtarakë dhe civilë, si dhe sisteme dronësh për Forcat e Armatosura të Turqisë dhe për vende të tjera të botës./Rel/
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...