Të gjithë 34 peshkopët katolikë të Kilit kanë ofruar dorëheqjen pas skandalit për abuzimin seksual të fëmijëve dhe më pas mbulimit.
Ata kanë kërkuar falje nga viktimat dhe Kisha për “gabimet e mëdha dhe lëshimet”, transmeton portali arbresh.info.
Nuk është bërë e qartë ende nëse Papa ka pranuar dorëheqjet.
Ai ishte kritikuar në Kili për vendimin e tij për të caktuar një peshkop që akuzohet për mbulimin e abuzimit seksual të kryer nga një prift.
Ai tha në janar se ai ndjeu “dhimbje dhe turp” për skandalin, i cili ka tronditur Kishën Katolike në Kili.
Peshkopët ofruan dorëheqjen e tyre me letër pas tri ditë bisedimesh krizash në Vatikan, gjatë së cilës Papa u dha atyre një dokument prej 10 faqesh duke akuzuar hierarkinë e Kishës për neglizhencë në Kili për rastet e abuzimit seksual./Arbresh.info/
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...
Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festimet e dasmës në Palerm...
Kosovari shpallet fajtor për zjarrvënie në Ulqin, dënohet me...
Autoritetet ndalojnë 50 mijë euro të padeklaruara në Durrës