Ish spiuni hungarez ka zbuluar identitetin e tij për të përshkruar se si rusët janë duke luajtur dhe ekzagjeruar krizën e refugjatëve në Evropë përmes propagandës.
Farenc Katrein, i cili ka punuar agjencinë e kundër-zbulimit për 13 vjet, ka thënë se Kremlini po “rëndon” efektet e migrimit duke përhapur lajme të rreme, transmeton portali arbresh.info.
Katrein ka thënë se zyrtarë rusë, përfshirë ministrin e jashtëm rus Sergey Lavrov, kanë zmadhuar raportimet për sulmet seksuale në Natën e Vitit të Ri në Këln.
“Rusia luan rol në rëndimin e krizës së migrimit posaçërisht duke e përdorur për propagandë dhe fitimin e ndikimit”, ka thënë agjenti i cili tani jeton jashtë vendit./Arbresh.info
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...