Në Washington do të vendosen 20,000 ‘roje’ për inaugurimin e Bidenit, pas shqetësimeve rreth një trazire tjetër pro-Trump

09:11 | 14 Janar 2021

Ndërsa Kongresi veproi për ta fajësuar atë, presidenti Donald Trump të mërkurën u kërkoi mbështetësve të tij të shmangnin dhunën ndërsa Garda Kombëtare u përgatit të vendosë të paktën 20,000 trupa në Washington për betimin e 20 janarit, të pasardhësit të tij Joe Biden.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, shefi në detyrë i policisë, Robert Contee, njoftoi shifrën një javë pasi mijëra mbështetës të Trumpit sulmuan Kongresin në një përpjekje të dështuar për të ndaluar certifikimin përfundimtar të fitores së demokratit Biden në zgjedhje.

Nga këto trazira, gjetën vdekjen një oficer policie dhe katër protestues.

Ndërkohë rreth 8,000 trupa të Gardës Kombëtare ishin në gjendje gatishmërie për inaugurimin e Trumpit në vitin 2016, njoftoi Reuters në atë kohë.

Ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve debatoi për një akuzë zyrtare të “nxitjes së kryengritjes”, Trump dhe Komiteti Kombëtar Republikan bënë thirrje për t’i dhënë fund dhunës përpara inaugurimit.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, Trump tha: “Në dritën e raporteve për më shumë demonstrata, unë kërkoj që të mos ketë asnjë dhunë, asnjë shkelje të ligjit dhe asnjë vandalizëm të çfarëdo lloji. Kjo nuk është ajo për të cilën unë dhe Amerika jemi”.

Ndryshe, siç thuhet më tej, trupat do të jenë përgjegjëse për sigurimin e qytetit para inaugurimit të Biden, me rrethime të reja që përfshijnë zonën e Kapitolit. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara