Motra e Kim Jong-un paralajmëron SHBA-në që të mos shkaktojë “aromë të keqe të barutit”

08:04 | 16 Mars 2021

Motra me ndikim e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka paralajmëruar SHBA-të që mos të shkaktojnë “fortunë”, përderisa Presidenti Joe Biden është duke u përgatitur që të përcaktojë politikë të re mbi Korenë Veriore.

Në vërejtjet në mediat shtetërore, Kim Yo-jong kritikoi SHBA dhe Korenë e Jugut për kryerjen e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info

Komentet e saj janë bërë një ditë përpara se zyrtarët e lartë amerikanë të arrijnë në Seul.

Qeveria amerikane ka thënë se është përpjekur për javë të tëra për të bërë kontakte diplomatike me Korenë e Veriut.

Pheniani edhe nuk ka e pranuar zyrtarisht Presidentin Biden si President të SHBA-ve.

Të dy vendet qëndrojnë në mosmarrëveshje për programet bërthamore dhe raketore balistike të Veriut.

Koreja e Veriut ‘nuk u përgjigjet’ përpjekjeve të kontaktit të SHBA-ve.

Kim Yo-Jong u citua të thoshtë se “Një këshillë për administratën e re të Shteteve të Bashkuara që po lufton për të përhapur erën e barutit në tokën tonë nga përtej oqeanit. Nëse ajo dëshiron të fle në paqe për katër vitet e ardhshme, do të ishte më mirë të përmbahej nga shkaktimi i një erë të keqe në hapin e saj të parë.”

Ajo përsëriti kundërshtimin e vendit të saj ndaj stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, të cilat Koreja Veriore i përshkruan si përgatitje për pushtim.

Takimet e profilit të lartë të Donald Trump me Kim Jong-un nuk arritën të thyejnë bllokimin diplomatik

Kim Yo-jong është motra e vogël e Kim Jong-un dhe e vetmja nga vëllezërit dhe motrat që konsiderohet ai aletate e tij e ngushtë.

Ambiciet bërthamore të Koresë së Veriut pritet të jenë në rendin e ditës gjatë vizitave të kësaj jave në Korenë e Jugut dhe Japoni nga Sekretari i Shtetit i SHBA Anthony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara