Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur për të përkujtuar aktivistin e ndjerë konservator, Charlie Kirk.
Përkujtimi publik për Charlie Kirk po zhvillohet në stadiumin “State Farm”, pranë Phoenix, Arizona, në Shtetet e Bashkuara. Aktivisti konservator u qëllua për vdekje gjatë një aktiviteti fushate në një universitet në Utah, teksa ishte duke biseduar me anëtarët e turmës.
Para të pranishmëve do të mbajë fjalim Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili i njeh Kirk meritën për rolin kyç që ka luajtur në fitoren e tij zgjedhore të vitit 2024.
Në ceremoni do të flasin edhe anëtarë të tjerë të shquar të lëvizjes së tij “Make America Great Again”, përfshirë zëvendëspresidentin JD Vance, sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth dhe sekretarin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Robert F. Kennedy Jr.
Trump u tha gazetarëve, pasi kishte dalë nga Shtëpia e Bardhë për të udhëtuar drejt Arizonës, se “do të jetë një ditë e vështirë”.
Donald Trump Jr., Tucker Carlson, si dhe ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller dhe Sergio Gor, gjithashtu do të mbajnë fjalime para turmës, raporton Euronews
Konjufca në Tiranë për “Samitin e Diasporës”, takohet me hom...
Sulm me armë në një shkollë në Turqi, të paktën 16 të plagos...
Përplasje e ashpër mes Vuçiqit dhe kryeministrit të ri hunga...
Miratohet vendimi i Qeverisë për dërgimin e FSK-së në Gaza
Vance: Topi është në fushën e Teheranit pas “përparimit” në ...
Edi Rama: Shqipëria 2030 në BE është zgjedhje qytetërimi, jo...