Europa dhe Rusia duhet të “rivendosin kontaktin” dhe të lëvizin përpara retorikës së Luftës së Ftohtë, ka deklaruar Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker.
“Miku im Vladimir Putin, sepse dikur ishim miq, ishte shumë i prekur nga fjalimi i Presidentit Barack Obama ku tha në vitin 2014 në Hagë se Rusia është vetëm një fuqi rajonale”, tha Juncker për mediat gjermane, transmeton portali arbresh.info
“Nëse ka diçka që Rusia nuk është, atëherë kjo është ajo. Ne duhet të mësojmë të flasim me rusët në një nivel të barabartë”, shtoi ai.
Komentetet e Juncker vijnë në një kohë të tensioneve të larta mes BE-së dhe Rusisë, mbi praninë e e tyre në Siri.
Juncker ndër të tjera ka paralajmëruar se fuqia e Europës në skenën botërore është duke u pakësuar, ndërsa lojëtarët tjerë janë duke u rritur. /arbresh.info/
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...
Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festimet e dasmës në Palerm...
Kosovari shpallet fajtor për zjarrvënie në Ulqin, dënohet me...
Autoritetet ndalojnë 50 mijë euro të padeklaruara në Durrës