Leo Varadkar është zgjedhur kryeministër i Irlandës.
Ai është djali i një emigranti indian, homoseksuali i parë dhe personi më i ri që e merr këtë pozitë, transmeton portali arbresh.info.
Varadkar, i cili u nominua në parlament nga kryeministri i larguar Enda Kenny, fitoi votat e ligjvënësve të pavarur që mbështesin qeverinë e pakicës së partisë së tij Fine Gael dhe siguroi abstenimin e partisë kryesore opozitare Fianna Fail.
“Si mbajtësi më i ri i kësaj zyre, ai flet për një brez të ri të grave irlandeze dhe burrave irlandezë, ai përfaqëson një Irlandë moderne, të larmishme dhe gjithëpërfshirëse dhe flet për ta si asnjë tjetër”, tha Kenny para parlamentit përpara votimit./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...