Shefi i diplomacisë iraniane, Mohammad Javad Zarif, tha të enjten se SHBA-të duhet t’iu përmbahen obligimeve të dala nga marrëveshja nukleare e vitit 2015, se sa të bëjnë akuza kundër Republikës Islamike.
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson dje akuzoi Iranin për “provokime të vazhdueshme alarmuese” për të destabilizuar vendet në Lindjen e Mesme, derisa administrata e presidentit Donald Trump ka lansuar rishqyrtimin e politikave të saja kundrejt Teheranit, që përfshijnë marrëveshjen nukleare të vitit 2015, transmeton Reuters.
Në reagimin e parë ndaj deklaratave të Tillerson, zyrtari i lartë iranian ka theksuar se SHBA-të duhet “të përmbushin përkushtimet e tyre”.
Sipas marrëveshjes nukleare, Departamenti i Shtetit duhet të njoftojë Kongresin çdo 90 ditë mbi pajtimin e Iranit nën të ashtuquajturin Planin e përbashkët gjithëpërfshirës të aksionit.
Gjatë kampanjës për president, Trump e ka quajtur marrëveshjen nukleare “si më të keqen që është negociuar ndonjëherë”, duke ngritur pyetjet nëse do të ndërmarrë veprime ndaj kësaj marrëveshjeje sapo të marrë detyrën.
Marrëveshja historike ndërmjet Iranit dhe gjashtë vendeve më të fuqishme kufizojnë programin nuklear të Teheranit në shkëmbim të sanksioneve financiare kundër Republikës Islamike.
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...