Organizata militante palestineze Hamas tha se ka arritur një marrëveshje me Izraelin për lirimin e menjëhershëm të më shumë se 600 të burgosurve palestinezë nga Izraeli dhe kthimin e katër trupave të pengjeve izraelite nga Hamasi.
Marrëveshja synon të thyejë ngërçin që ka kërcënuar të prishë marrëveshjen e armëpushimit përpara se të përfundojë faza e parë e saj.
Hamasi tha se lirimi i planifikuar i të burgosurve palestinezë – i ndaluar nga Izraeli ditë më parë – do të bëhej tani së bashku me dorëzimin e trupave të pengjeve izraelitë.
Grupi nuk specifikoi se kur do të ndodhte shkëmbimi. Fillimisht nuk pati asnjë konfirmim zyrtar nga Izraeli.
Megjithatë, disa media izraelite, duke cituar zyrtarë izraelitë, konfirmuan marrëveshjen mes dy palëve ndërluftuese të shpallur nga Hamasi.
E rëndë | Vdes i riu vushtrrias që ishte aksidentuar 11 ditë...
Katër të vdekur në aksidente trafiku për 24 orë
MINT vendos çmimet e reja tavan
27 vjet nga masakra në Burgun e Dubravë
Rudiger do ta vazhdojë kontratën me Real Madridin
Tensione në Aeroportin e Vlorës/ Punëtorët e MABCO-s përplas...