Duket se lajmet e publikuara në media pak ditë më parë për këngëtaren, Selena Gomez, për gjendjen e saj shëndetsore janë të vërteta.
Në një intervistë për “Harper’s Bazaar” këngëtarja e famshme, e cila së fundmi i është rikthyer dashurisë me Justin Bieber, rrëfeu se po kurohet për shkak të depresionit dhe se më në fund po arrin të gjejë paqe me veten.
‘2018- a do të jetë një vit më i mirë, sepse është ajo çfarë unë besoj dhe dëshiroj për veten time. E di shumë mirë se nuk do të mundem dot kurrë të dal prej kësaj gjendjeje dhe ta hedh pas. Nuk do të vijë ajo ditë që unë të mund të them: Hej, ja ku jam këtu e veshur mirë e bukur dhe fitimtare! Unë mendoj se është një beteje që do të më duhet ta përballoj gjithë jetën time dhe jam mësuar me këtë fakt.”
Gjithashtu gjatë intervistës së saj Selena u shpreh se pas kalimit të kësaj gjëndjeje do të punojë shumë për të sjellë projekte të reja për fansat e saj./topchannel/
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...
Anija turke e peshkimit sulmohet në Detin e Zi, një viktimë ...
Presidentja sllovene ngre flamurin Palestinez në Pallatin Pr...
FIFA ndryshon edhe ceremoninë e himnit për Botërorin 2026
Policia ukrainase hap hetim pas gjetjes së trupit të një ush...
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...