Borussia Dortmund mund ta shkarkojë nga pozita e trajnerit Pete Bosz pas rezultateve të dobëta në ligë dhe në evropë.
Barazimi i fundit në derbin me rivalët e përbetuar Schalke, ka lënkundur karrigen e tij dhe të ardhmen e tij si trajner i BVB-së.
54 vjeçari holandez kishte filluar shumë mirë aventurën me skuadrën gjermane por në javët e fundit ai dhe skuadra e tij kanë pësuar rënie të madhe nga forma dhe kështë lideri Bayern Munchen është shkëptur me pikë.
Në pesë javët e fundit verdhezinjtë nuk regjistrojnë asnjë fitore. Shifrat flasin për tre humbje dhe dy barazime si dhe vendi i pestë në tabelën e klasifikimit në kuotën e 21 pikëve, nëntë pikë larg Bayernit kryesues.
Nëse ende nuk mund të flitet për emra konkret se kush do të jetë pasuesi i Bosz, një gjë është e sigurt që kupola drejtuese e Dortmundit nuk beson më tek aftësitë e ish-trajnerit të Ajax. /arbresh.info/
Osmani uron Bajramin: Qoftë kjo festë moment bashkimi, falje...
Ulen çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.58 euro për litë...
Zbulohen 100 bimë të dyshuara narkotike në një arë me patate...
Kontrabanduan 30 dele nga Serbia, njëri arratiset e tjetri a...
27 Maji – Dita kur u konfirmua aktakuza për krime lufte ndaj...
Kurti sot zhvillon takim me kongresistë amerikanë