Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë ndër top personazhet në mediat ndërkombëtare!
Përveç performancës në fushën e gjelbër, ai është mjaft i përfolur edhe për jetën e tij private.
Së shpejti, ai pritet që të bëhet baba për herë të katërt, ndërsa është bërë e ditur se ai dhe e dashura e tij Georgina presin të bëhen prindër të një vajze.
Ylli portugez gjatë një interviste të fundit për revistën spanjolle “Hola”, ka folur pak më gjerësisht rreth jetës së tij familjare dhe ndjenjës së atësisë.
“Nuk më duket se kam kohë që të kem një fëmijë tjetër, por duke parë familjen time të rritet, është sinqerisht privilegji më i madh që kam pasur ndonjëherë. Atësia më ka mësuar gjëra të dashurisë, që kurrë nuk e kam ditur se ekzistonin; më ka zbutur dhe më ka dhënë një perspektivë të re mbi atë që ka rëndësi të vërtetë në jetë”, ka thënë ai.
Me anë të kësaj deklarate, portugezi shuan shpresat se mund dëshiron të bëhet baba për herë të pestë. /Telegrafi/
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...
Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festimet e dasmës në Palerm...
Kosovari shpallet fajtor për zjarrvënie në Ulqin, dënohet me...
Autoritetet ndalojnë 50 mijë euro të padeklaruara në Durrës