PDK në Skenderaj thekson se Policia e Kosovës ka dal në vendin e ngjarjes dhe është duke bërë hetime në lidhje me rastin.
“E informojmë opinionin publik se ne përjashtojmë çdo mundësi që ky sulm ka ardhur për shkak të pakënaqësive të brendshme, pasi dega e PDK-së në Skenderaj është unike dhe brenda strukturave të saj atmosfera është shumë pozitive, shumë bashkëpunuese dhe nuk ka pasur pakënaqësi në lidhje me proceset e fundit politike”, thuhet në reagimin e PDK-së.
“Ne e informojmë opinionin publik se dega e PDK-së në Skenderaj dhe elektorati i gjerë i saj kanë mirëpritur dhe përkrahin vendimet e fundit të PDK-së dhe Kryetarit Kadri Veseli. Policia e Kosovës ka dal në vendin e ngjarjes dhe është duke bërë hetime në lidhje me rastin. Ne besojmë dhe shpresojmë se ky rast do të ndriçohet shpejt”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Osmani uron Bajramin: Qoftë kjo festë moment bashkimi, falje...
Ulen çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.58 euro për litë...
Zbulohen 100 bimë të dyshuara narkotike në një arë me patate...
Kontrabanduan 30 dele nga Serbia, njëri arratiset e tjetri a...
27 Maji – Dita kur u konfirmua aktakuza për krime lufte ndaj...
Kurti sot zhvillon takim me kongresistë amerikanë