Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International akuzoi Turqinë për, siç tha, “shkarkime arbitrare” të punonjësve në sektorin publik.
“Mbi 100,000 njerëz nga sektori publik, përfshirë anëtarë të gjyqësorit dhe ushtrisë, janë shkarkuar që nga përpjekja për rrëzimin e presidentit Recep Tayyip Erdogan, vitin e kaluar”, tha Amnesty International në raportin e publikuar sot.
Raporti thekson se shkarkimet janë bërë mbi baza të paqarta dhe të përgjithësuara të “lidhjes me organizatat terroriste”.
Amnesty tha se të gjithë ata janë shkarkuar me një dekret, të fuqizuar disa ditë pas përpjekjes për puç, shkruan REL.
Amnesty i bëri thirrje Ankarasë që të vendosë një mekanizëm efektiv të apelit për të shkarkuarit nga puna.
Përveç të shkarkuarve, Ankaraja ka arrestuar mbi 47,000 veta, nën dyshimet se kanë lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gulen.
Sipas autoriteteve turke, Gulen ka organizuar përpjekjen për grushtshtet. Por, Gulen, i cili jeton në mërgim në SHBA, mohon çdo përfshirje./arbresh.info/
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...
Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festimet e dasmës në Palerm...
Kosovari shpallet fajtor për zjarrvënie në Ulqin, dënohet me...
Autoritetet ndalojnë 50 mijë euro të padeklaruara në Durrës