Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ekonomi, siguri dhe diasporën

17:25 | 6 Qershor 2026
E H

Kryeministri në detyrë , Albin Kurti, ka njoftuar për një takim në odën e familjes Krasniqi në Prizren, ku është pritur nga boksieri Haxhi Krasniqi së bashku me djemtë e tij, Isufin dhe Nexhmedinin.

Sipas Kurtit, në takim janë zhvilluar biseda për çështje të ndryshme që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë, industrinë dhe prodhimtarinë, si dhe arsimin e shëndetësinë. Në diskutime kanë marrë pjesë edhe mërgimtarë të shumtë nga Gjermania dhe Zvicra.

Kurti theksoi rëndësinë e lidhjes me diasporën dhe bashkëbisedimeve për zhvillimin e vendit, duke vlerësuar kontributin e tyre në fusha të ndryshme.

Takimi është bërë i ditur përmes një postimi në Facebook nga kryeministri në detyrë./Arbresh.info