Ndërron jetë aktori Anthony Head, ylli i “Buffy the Vampire Slayer”

19:01 | 6 Qershor 2026
E H

Aktori Anthony Head, i njohur më së shumti për rolet e tij në serialet “Buffy the Vampire Slayer” dhe “Ted Lasso”, ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare, ka njoftuar familja e tij.

Lajmi për vdekjen e yllit britanik vjen vetëm gjashtë muaj pas ndarjes nga jeta të partneres së tij, terapistes së kafshëve dhe aktivistes për të drejtat e tyre, Sarah Fisher, e cila vdiq nga kanceri i tiroides në moshën 61-vjeçare.

Në një deklaratë, vajzat e tij, aktoret Emily dhe Daisy Head, thanë: “Me zemër të rënduar njoftojmë vdekjen e babait tonë të jashtëzakonshëm, Anthony Head.”

Ata shtuan se ai ka ndërruar jetë paqësisht, si pasojë e komplikimeve nga pneumonia, i rrethuar nga familja e tij.

Familja e tij theksoi se ai ishte krenar për karrierën e tij dhe mirënjohës për mundësinë që kishte për të punuar për dekada në projekte të ndryshme artistike.

Ata kërkuan gjithashtu respektimin e privatësisë në këtë kohë të vështirë.

Anthony Head u bë i njohur për publikun edhe përmes reklamave të Nescafé Gold Blend, ku u shfaq përkrah Sharon Maughan.