Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka reaguar pas deklaratave të presidentit rus Vladimir Putin, i cili në Shën Petersburg deklaroi se nuk sheh “asnjë kuptim” për një takim mes tyre.
Zelenskyy, në një reagim të publikuar në Telegram, tha se kjo përgjigje e Rusisë tregon se ajo “po vazhdon të zgjedhë luftën”, duke e cilësuar qëndrimin e Putinit si “të dobët”, raporton Sky news.
“Thjesht nuk dëshiron ta përfundojë luftën”, u shpreh Zelenskyy, duke shtuar se Putin “nuk ka gatishmëri për ndryshim dhe nuk pranon se lufta e tij varet vetëm nga ai dhe rrethi që përfiton prej saj”.
Ai shtoi gjithashtu se ata që e mbështesin Putinin “po buzëqeshin sot” në Shën Petersburg, duke theksuar se, sipas tij, kjo tregon nevojën për “më pak para në Rusi dhe më shumë presion ndaj saj”./arbresh.info
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...
Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festimet e dasmës në Palerm...
Kosovari shpallet fajtor për zjarrvënie në Ulqin, dënohet me...
Autoritetet ndalojnë 50 mijë euro të padeklaruara në Durrës