QKUK: I plagosuri nga sulmi me thikë në Mitrovicë jashtë rrezikut, lirohet nga spitali

10:07 | 28 Maj 2026
E.K

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka bërë të ditur gjendjen e të plagosurit në rastin e rëndë që ndodhi në Mitrovicë, ku një person humbi jetën si pasojë e plagëve të marra me thikë, ndërsa një tjetër u lëndua.

Sipas konfirmimit nga drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, i plagosuri pas trajtimit mjekësor është liruar për në shtëpi, pasi gjendja e tij është stabilizuar.

Ndryshe, një 37-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së mërkurës në Lagjen e Romëve në Mitrovicë, ndërsa vëllai i tij ka mbetur i plagosur.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari, 31-vjeçar është arrestuar./Arbresh.info

 

Tragjedi në Mitrovicë/37-vjeçari humb jetën nga therja me thikë

Tragjedi në Mitrovicë/37-vjeçari humb jetën nga therja me thikë