Tragjedi në Mitrovicë/37-vjeçari humb jetën nga therja me thikë

08:32 | 28 Maj 2026
E.K

Një 37-vjeçar ka humbur jetën në Mitrovicën e Jugut si pasojë e një therjeje me thikë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas autoriteteve, nga i njëjti incident është lënduar edhe një person tjetër, i cili pas trajtimit fillestar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës është dërguar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari për rastin, një 31-vjeçar, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rastit./Arbresh.info