Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për themelimin e xhandarmërisë së Kosovës.
Kurti ka thënë se gjendja e sigurisë në nivelin, global, rajonal dhe në Republikën e Kosovës po evoluon me shpejtësi, andaj ai tha se themelimi i xhandarmerisë është domosdoshmëri.
Kurti tha se xhandarmëria do të ketë mandat të qartë sigurimin e vijës kufitare tokësore, ajrore dhe ujore në tërë territorin e Kosovës, operacione kundër grupeve terroriste dhe të armatosura përfshirë ato me karakter ushtarak, parandalimi dhe luftimi i kontrabandës ndërkufitare, menaxhimi i situatave të rrezikut të lartë.
“Gjendja e sigurisë në nivelin global, rajonal, por edhe në Republikën e Kosovës po evoluon me shpejtësi. Kërcënimet me të cilat përballemi sot nuk janë ato të një dekade më parë.
Policia e Kosovës ka bërë punë të jashtëzakonshme, megjithatë ajo ka mandat sigurimin e rendit publik, parandalimin dhe hetimin e krimit. Kemi pasur sulme të vazhdueshme viteve të fundit në veri ndaj institucioneve, policisë, institucioneve të sigurisë e qytetarëve. Këto na treguan se grupe të armatosura me organizim paraushtarake, me armë të rënda dhe kapacitete ushtarake, përshirë dronë kanë rrezikuar dhe mund të rrezikojnë seriozisht sovranitetin e Republikës së Kosovës. Themelimi i xhandarmërisë si strukturë e re e specializuar, moderne dhe është domosdoshmëri e kohës, që do të plotësojë boshllëkun midis Policisë dhe FSK-së. Xhandarmëria do të këtë një mandat të qartë, sigurimi i vijës kufitare tokësore, ajrore dhe ujore në tërë territorin e Kosovës, operacione kundër grupeve terroriste dhe të armatosura përfshirë ato me karakter ushtarak, parandalimi dhe luftimi i kontrabandës ndërkufitare, menaxhimi i situatave të rrezikut të lartë. Modeli i xhandarmërisë është praktikë e dëshmuar evropiane.
Themelimi i xhandarmerisë do të bëhet me miratimin e një ligji të veçantë në Kuvendin e Kosovës.
Shqipëria, Kosova e Kroacia në diskutime për “industri të pë...
Hamza premton rritje prej 50 për qind të pagave dhe pensione...
Limaj vendos logon e PDK-së në profil
‘Salah e preferon më shumë stilin e Slot se sa atë të Klopp-...
Aksident me fatalitet në Ramnishtë të Vitisë, vdes 70-vjeçar...
Temperaturat ekstreme në Britani, Spanjë dhe Portugali shkak...