Pas publikimit të listës së lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet miqësore ndaj Izraelit dhe Luksemburgut, trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka dalë në konferencë për media ku ka sqaruar zgjedhjet e tij.
Tekniku italian u shpreh se do të kishte preferuar një listë më të zgjeruar, në mënyrë që të njihte më mirë futbollistët që mund të jenë pjesë e rëndësishme e kuqezinjve në të ardhmen.
“Do të kisha dashur një listë më të gjatë, me më shumë lojtarë të grumbulluar për këto dy ndeshje miqësore, sepse dua të njoh më mirë lojtarët dhe të kuptoj kush mund të jetë më funksional për Kombëtaren në vazhdim. Janë ndeshje përgatitore, por shumë të rëndësishme për ne”, deklaroi Maran.
Trajneri theksoi gjithashtu rëndësinë e repartit ofensiv, duke nënvizuar se skuadra ka nevojë për më shumë gola dhe lojë sulmuese.
“Skuadrat që kam drejtuar kanë shënuar gjithmonë shumë gola, madje kanë arritur edhe rekorde. Ky është një sinjal pozitiv, sepse kur shënojmë më shumë, do të thotë se ndërtojmë më mirë lojën. Nëse realizojmë më shumë gola, rezultatet do të jenë edhe më të favorshme. Kjo Kombëtare ka nevojë për gola”, shtoi ai.
Maran foli edhe për mungesën e Ivan Balliut në listë, duke zbuluar se mbrojtësi i ka kërkuar kohë për të marrë një vendim mbi të ardhmen e tij me Kombëtaren shqiptare.
“Kam folur me Ivan Balliun disa ditë më parë dhe ai ishte shumë i sinqertë me mua. Më kërkoi pak kohë për të vendosur nëse do të vazhdojë me Kombëtaren shqiptare. E kuptoj dhe e respektoj plotësisht këtë zgjedhje”, përfundoi trajneri kuqezi.
‘Salah e preferon më shumë stilin e Slot se sa atë të Klopp-...
Aksident me fatalitet në Ramnishtë të Vitisë, vdes 70-vjeçar...
Temperaturat ekstreme në Britani, Spanjë dhe Portugali shkak...
Pakoja 2.0, Kurti: Ishte planifikuar për shkak të inflacioni...
A do të jetë KFOR’it pjesë e grupit punues për xhandarmërinë...
Sveçla: Xhandarmëria synon forcimin e kufirit dhe rritjen e ...