Kryeministri në detyrë, Albina Kurti ka deklaruar se ndarja nga jeta e Hafiz Gagicës është një humbje e madhe dhe lajm i hidhur.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se Hafiz Gagica do të mbahet mend si bartës i organizimit të mërgatës në Gjermani, si atdhetar e veprimtar i palodhur, që nuk kurseu asgjë për jetësimin dhe forcimin e sistemit të Republikës së Kosovës që ndodhej nën okupim gjatë viteve të ’90-ta.
“Ai ishte mik i ngushtë i Jusuf Gërvallës, njëri nga aktivistët e hershëm e të zotë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në mërgatë, si dhe bashkëpunëtor i afërt i Sali Çekajt dhe i presidentit Ibrahim Rugova”, ka shkruar ai.
Ndër të tjera, Kurti tha se Gagica u bë zë i Kosovës edhe në lobim dhe në takime të rëndësishme në kohë të vështira.
“Ndërsa nuk do të harrohet asnjëherë tubimi në Bonn më 1998, për të cilin ai punoi shumë, e ku morën pjesë më shumë se 100 mijë shqiptarë që kërkuan liri për Kosovën. Nderime për jetën dhe veprën e Hafiz Gagicës. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve!”, ka shkruar ai.
‘Salah e preferon më shumë stilin e Slot se sa atë të Klopp-...
Aksident me fatalitet në Ramnishtë të Vitisë, vdes 70-vjeçar...
Temperaturat ekstreme në Britani, Spanjë dhe Portugali shkak...
Pakoja 2.0, Kurti: Ishte planifikuar për shkak të inflacioni...
A do të jetë KFOR’it pjesë e grupit punues për xhandarmërinë...
Sveçla: Xhandarmëria synon forcimin e kufirit dhe rritjen e ...