Forcat amerikane dhe ato iraniane kanë shkëmbyer sërish sulme, pasi Shtetet e Bashkuara goditën objektiva në Bandar Abbas. Nga Teherani deklaruan se kanë sulmuar një bazë amerikane në rajon.
Tensionet mes Shteteve të bashkuara dhe Iranit përsëri sollën deri te këmbimi i sulmeve – gjatë natës, forcat amerikane sulmuan caqe për rreth Bandar Abbas, prej të cilave, sipas SHBA-s janë lansuar fluturake pa pilot të cilat kanë kërcënuar caqe në Hormuz si dhe në rajon.
Sipas autoriteteve iraniane, sulmet në Bandar Abbas, goditën aeroportin por nuk shkaktuan dëme apo viktima por Shtetet e Bashkuara thonë se forcat e tyre kanë shkatërruar disa lansues të fluturakeve pa pilot. Pak më vonë, garda revolucionare e Iranit tha se , si kundër-përgjigje, sulmoi bazën amerikane prej të cilës u nisën sulmet drejtë Bandar Abbas dhe u kërcënua me sulme edhe më të fuqishme në rast që Shtetet e Bashkuara vazhdojnë me veprime të tilla.
Njëkohësisht Kuvajti tha se mbrojtja ajrore ka ndaluar disa fluturake pa pilot që hynë në hapësirën ajrore Kuvajtiane por, deri me tani, zyrtarët nuk thanë se kush mund ti kishte lansuar ato fluturake. Këmbimi i sulmeve vie në kohën kur dy palët vazhdojnë të kenë tensione të larta rreth marrëveshjes paqësore e cila, përkundër paralajmërimeve, nuk po arrin të finalizohet me javë të tëra.
‘Salah e preferon më shumë stilin e Slot se sa atë të Klopp-...
Aksident me fatalitet në Ramnishtë të Vitisë, vdes 70-vjeçar...
Temperaturat ekstreme në Britani, Spanjë dhe Portugali shkak...
Pakoja 2.0, Kurti: Ishte planifikuar për shkak të inflacioni...
A do të jetë KFOR’it pjesë e grupit punues për xhandarmërinë...
Sveçla: Xhandarmëria synon forcimin e kufirit dhe rritjen e ...