Pas një pune operative-hetimore në terren dhe grumbullimit të dëshmive, sot më datë 08.04.2026, hetuesit policorë nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin M.G., i cili dyshohet se është i përfshirë në disa vepra penale, si: “Vjedhja” dhe “Vjedhja e rëndë”.
Në njoftimin për media thuhet se gjatë ndalimit të tij nga hetuesit policorë, në trupin e të dyshuarit, është gjetur një substancë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”.
“Lidhur me rastin, në koordinim me prokurorin kujdestar, është kryer bastisje në banesën e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale që ndërlidhen me rastet në fjalë. I dyshuari, gjatë intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, ka pranuar se ka kryer disa vjedhje në markete dhe vetura. Ndaj tij, me vendim të prokurorit kujdestar, është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Policia po punon me përkushtim në identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në veprat penale të vjedhjes”, thuhet në njoftim.
“Gjithashtu, ju rikujtojmë se po sot, në orët e hershme të mëngjesit, policia ka arritur të arrestojë në flagrancë tre të dyshuar në një rast të vjedhjes së rëndë. Të dyshuarve u është sekuestruar një sasi e bizhuterive të arit të vjedhura, si dhe një automjet i përdorur në kryerjen e veprës. Pas përfundimit të procedurave, stolitë e arit i janë kthyer pronarit të ligjshëm, ndërsa tre të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit, janë ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Osmani uron Bajramin: Qoftë kjo festë moment bashkimi, falje...
Ulen çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.58 euro për litë...
Zbulohen 100 bimë të dyshuara narkotike në një arë me patate...
Kontrabanduan 30 dele nga Serbia, njëri arratiset e tjetri a...
27 Maji – Dita kur u konfirmua aktakuza për krime lufte ndaj...
Kurti sot zhvillon takim me kongresistë amerikanë